Ndërlidhjet

Kosor sot do të qëndroj në Kosovë


Kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor, do të vizitojë sot Kosovën, ku do të takojë zyrtarët më të lartë të vendit.

Para takimit me kryeministrin Thaçi, Kosor pritet të takojë kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, dhe zëvendëskryeministrin Sllobodan Petroviq.

Shefja e ekzekutivit të Kroacisë do të vizitojë edhe fshatin Janjevë, ku jetojnë qytetarë të komunitetit kroat.

Me zonjën Kosor do të udhëtojë edhe grupi i biznesmenëve, që do të marrë pjesë në forumin ekonomik Kosovë-Kroaci.

Vizita e zonjës Kosor në Kosovë realizohet dy ditë pasi vendin e saj e vizitoj kancelarja gjermane Angela Merkel.
XS
SM
MD
LG