Ndërlidhjet

Udhëheqësit botërorë bëjnë thirrje për tranzicion të qetë në Libi


Udhëheqës botërorë janë duke reaguar në mundësinë e pushtimi të Tripolit nga kryengritësit, dhe se së shpejti mund të marr fund regjimi i Muhamer Gadafit.

Presidenti rus Dmitri Medvedev, tha se Moska do të marr në konsideratë vendosjen e marrëdhënieve të plota diplomatike me kryengritësit në qoftë se ata dalin si një forcë e mbështetur nga populli.

"Në qoftë se kryengritësit kanë forcën dhe mundësinë për të bashkuar vendin në një bazë të re demokratike, ne me siguri do të marrim në konsideratë vendosjen e marrëdhënieve të përshtatshme me ta", ka thënë Medvedev.

Kurse, zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Ma Zhaoxu, tha se Pekini shpreson për një tranzicion të qetë të pushtetit politik në Libi.

Kreu i kryengritësve Mahmud Xhibrili, po qëndron sot në Francë, për t’u takuar me presidentin Nikolas Sarkozi, dhe për të diskutuar për perspektivat e një tranzicioni politik pas epokës se Gadafit.

Sarkozi ka bërë thirrje për një konferencë multi-nacionale 10 ditore, për të diskutuar të ardhmen dhe për të ndihmuar në lehtësimin rindërtimit të Libisë.
XS
SM
MD
LG