Ndërlidhjet

Kroacia mbështet tërësinë territoriale të Kosovës


Jadranka Kosor në vizitën e saj në Kosovë.
Jadranka Kosor në vizitën e saj në Kosovë.
Kroacia mbështet tërësinë territoriale të Kosovës ka deklaruar të mërkurën në Prishtinë, kryeministrja kroate, Jadranka Kosor. Ajo po kryeson një delegacion qeveritar dhe afarist të shtetit kroat në vizitën një ditëshe në Kosovë, me ç’rast janë nënshkruar edhe marrëveshje bashkëpunimi në fushat e integrimeve evropiane, infrastrukturës dhe ekonomisë.

Pas një takimi që zhvilloi me kryeministrin Hashim Thaçi, Kosor tha se politika e jashtme e Kroacisë do të jetë në harmoni me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian. Në emër të shtetit kroat u ka dhënë mbështetje deklaratave të kancelares gjermane Angela Merkel të bëra në Beograd në mbështetje të tërësisë territoriale të Kosovës.

Tani, dialogu është rruga më e mirë për zgjidhjen e problemeve”, tha Kosor, duke ofruar mbështetjen e Zagrebit në procesin e bisedimeve Kosovë – Serbi.

Tërësia territoriale e Kosovës dhe kultivimi i të drejtave të barabarta për secilin individ, qytetar apo komunitet janë çështje të cilat Kroacia i mbështet në vazhdimësi” tha kryeministrja kroate.

Ajo deklaroi po ashtu se populli kroat dhe ai i Kosovës kanë miqësi të vjetër dhe se kjo miqësi ishte ripërtëri edhe gjatë luftës së fundit kundër regjimit të tiranit Sllobodan Milosheviq.

Në Kroaci mund të gjeni mikun më të mirë në Evropën Juglindore dhe në këtë ju mund të llogarisni edhe në të ardhmen.
Në Kroaci mund të gjeni mikun më të mirë në Evropën Juglindore dhe në këtë ju mund të llogarisni edhe në të ardhmen”, i është drejtuar Kosor kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi.

Mes tjerash, Kosor u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të angazhohen për përmirësimin e pozitës së komunitetit kroat në Kosovë, për çka ajo tha se ka marrë edhe zotimet e qeverisë se do të ketë lëvizje konkrete.

Ndërkohë, kryeministri Thaçi ka siguruar zonjën Kosor se qeveria e Kosovës do të rris angazhimin për bashkëpunim me Kroacinë.

Ndërkaq duke folur për aspektet e brendshme, ai edhe njëherë tha se në Kosovë do të ketë shtrirje të autoritetit, përfshi edhe pjesën veriore, kurse i paralajmëroi strukturat paralele se i pret ballafaqimi me ligjin dhe drejtësinë.

Strukturat ilegale që ekzistojnë në veri do të shpërbëhen. Ata që kanë shkelur ligjin do të ballafaqohen me drejtësinë dhe në këtë drejtim nuk do të ketë kompromis.
Strukturat ilegale që ekzistojnë në veri do të shpërbëhen. Ata që kanë shkelur ligjin do të ballafaqohen me drejtësinë dhe në këtë drejtim nuk do të ketë kompromis. Është në fuqi rekomandimi dhe vendimi i qeverisë së Republikës së Kosovës që të gjithë mekanizmat e sigurisë së Kosovës të jenë në gjendje gatishmërie”, ka thënë Thaçi.

Kryeministrja Kosor ka biseduar edhe me komandantin e KFOR-it, Erhard Byhler, kurse pritet të takojë edhe kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Po ashtu, Kosor do t’i vizitoj edhe ushtarët kroat në kuadër të KFOR-it si dhe komunitetin kroat që jeton në qytezën e Janjevës.

Vizita e delegacioni qeveritar e afarist kroat, mes tjerash, pason edhe masat e reciprocitetit që Kosova ka aplikuar ndaj Serbisë, që nga afaristët kroat është parë edhe si një mundësi shtesë për të shtri bashkëpunimin ekonomik me Kosovën.

Kryeministrja Kosor ka biseduar edhe me komandantin e KFOR-it, Erhard Byhler. Ky i fundit tha se e ka njoftuar zonjën Kosor me zhvillimet në veriun e Kosovës, ku ai tha se “popullata është e frikësuar ngase po jeton nën kërcënimin e grupeve kriminale”.

Ai tha se KFOR-i do të mbetet në detyrat e njëjta në veri përderisa të mos ketë një zgjidhje politike përmes dialogut.

Ne jemi të gatshëm të mbajmë një situatë të qetë e stabile përderisa të mos vendoset dialogu. E dimë se nuk priten rezultate qysh ditën e parë të bisedimeve, por jemi të gatshëm ta mbajmë këtë gjendje deri në arritjen e disa rezultateve”, tha Byhler, duke paralajmëruar zgjatjen e afatit të memorandumit të mirëkuptimit.

Ndërsa ka falënderuar ushtarët kroat për angazhimin e tyre në operacionet në veri, Byhler tha se KFOR-i do të ndihmoj policinë e Kosovës dhe atë të EULEX-it për arrestimin e disa personave me bekgraund të njohur kriminal në veri.

Në anën tjetër, kryeministrja Jadranka Kosor ka biseduar me disa nga ushtarët kroat në kuadër të KFOR-it si dhe ka vizituar komunitetin kroat që jeton në qytezën e Janjevës.

Vizita e delegacioni qeveritar e afarist kroat, mes tjerash, pason edhe masat e reciprocitetit që Kosova ka aplikuar ndaj Serbisë, që nga afaristët kroat janë parë edhe si një mundësi shtesë për të shtri bashkëpunimin ekonomik me Kosovën.
XS
SM
MD
LG