Ndërlidhjet

logo-print

Kërkohet injorimi i “dëshmitarit X”


Fatmir Limaj

Fatmir Limaj

Në gjykatën e Qarkut në Prishtinë përfundoi të mërkurën pjesa e parë e seancës për konfirmimin e aktakuzës në rastin “Kleçka”.

Gjatë kësaj seance, e cila pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, u lexua aktakuza për dhjetë të pandehurit të cilën e ngriti muaj më parë Prokuroria Speciale e EULEX-it.

Në aktakuzën “për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës” përfshihet dhe ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deputeti Fatmir Limaj.

Ky tha se i tërë procesi ndaj tij, nëntë të pandehurve të tjerë dhe të gjithë ushtarëve të UCK-së e ka burimin në Beograd.

Ka filluar në 2008tën, 2009-ën në gazetën ‘Glas javnosti’, pastaj vet prokuroria e Beogradit ka dhënë deklarim publik-ju e keni pasur neper mediat e juaja që kanë filluar hetimet. Çdo gjë ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jo veç në rastin tonë, e ka burimin te UDBA serbe, sepse-mos harroni, Serbia nuk ka ndryshuar, sistemi i Serbisë nuk ka ndryshuar-është ai sistem i Millosheviqit në të gjitha rrafshet”, u shpreh Limaj.

Ish-ministri i transportit dhe postë-telekomunikacionit shprehu bindjen se gjykata të luajë, siç tha ai, rolin e saj si arbitër për të vënë drejtësinë, ndërsa theksoi se nuk ndihet fajtor lidhur me akuzat që prokuroria ka ngritur ndaj tij.

Duke folur për dëshmitë e rastit të cilat i ka grumbulluar prokurori italian, Mauricio Salustro,-dokumente këto që bazohen kryesisht në dëshminë e të ashtuquajturit “dëshmitarit X”, Limaj tha:

Jam rezervuar deri më sot dhe ju sot e keni vërejtur që unë jam lëshuar në disa pika të komentimit të aktakuzës në tri-katër raste, të cilat dëshmojnë qartë se prokurori ka humbur rrugën e drejtë dhe se nuk i intereson e vërteta.
Jam rezervuar deri më sot dhe ju sot e keni vërejtur që unë jam lëshuar në disa pika të komentimit të aktakuzës në tri-katër raste, të cilat dëshmojnë qartë se prokurori ka humbur rrugën e drejtë dhe se nuk i intereson e vërteta. Atij i intereson e vërteta e tij dhe shkon mbrapa symbyllur drejt një dëshmitari të konsultuar që ka vetëm një qëllim për të arritur objektivin e tij. Objektivi i itj, natyrisht, se arrihet ashtu siç ka thënë në media një nga oficerët e EULEX-it se ata do të mund ta llogaritnin për sukses në qoftë se kapin kokën time”, tha ai.

Mbrojtja e Limajt-avokatët, Tomë Gashi dhe Klaus Kirhner kërkuan që gjykata të mos marrë parasysh dëshmitë e “dëshmitarit X” duke i quajtur ato të pabaza.

Të kundërtën e pohoi prokurori i EULEX-it Salustro i cili kërkoi që përveç dëshmive që janë mbledhur deri në momentin e ngritjes së aktakuzës, trupi gjykues të merr parasysh edhe materialin shtesë të përbërë nga dy intervistat e zhvilluara me ish-komandantët e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çekun dhe me Bislim Zyrapin.

Ndërkohë, Limaj bëri të ditur se, për të dëshmuar pafajësinë e tij, në gjykatë ka deponuar listën e dëshmitarëve nga shtabi i përgjithshëm i UCK-së, në të cilën, siç tha ai, figuron dhe emri i kryeministrit aktual, Hashim Thaçi.

Janë të gjithë anëtarët e shtabit të përgjithshëm, prej kryeministrit e të gjithë, të cilët e dinë saktë se unë kam udhëhequr operacionin ‘Shigjeta’ në mbledhjen e shtabit të përgjithshëm dhe ky është një fakt.
Janë të gjithë anëtarët e shtabit të përgjithshëm, prej kryeministrit e të gjithë, të cilët e dinë saktë se unë kam udhëhequr operacionin ‘Shigjeta’ në mbledhjen e shtabit të përgjithshëm dhe ky është një fakt. Ata janë dëshmitarët e mi të cilët do të dëshmojnë se unë kam qenë udhëheqës i operacionit ‘Shigjeta’ dhe kam qenë në Shqipëri”, theksoi ai.

Seancën po e udhëheq gjykatësi i EULEX-it, Ingo Rish.
XS
SM
MD
LG