Ndërlidhjet

Policia: Realizohen aktivitete të rregullta, përfshirë Mitrovicën


Autoritetet e rendit thonë se “me qellim të shmangies se spekulimeve”, Policia e Kosovës në kuadër të aktiviteteve të rregullta të Njësiteve Speciale Operative të Policisë së Kosovës, është duke i realizuar disa ushtrime policore të këtyre njësiteve”.

Sipas njoftimit, ushtrimet policore janë duke u zhvilluar në disa rajone të Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe rajonin e Mitrovicës.

“Këto ushtrime nuk kanë të bëjnë me realizimin e ndonjë plani të caktuar apo marrjen e ndonjë veprimi konkret, por janë ushtrime të rregullta policore të Njësiteve Speciale Operative, që realizohen në bazë të procedurave policore në kohë të caktuara”.

Ushtrime të tilla të Njësiteve Policore pritet të realizohen edhe në të ardhmen, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Këto komente u bënë pasi sekretari shtetëror në ministrinë e Serbisë për Kosovën, Oliver Ivanoviq, i kishte akuzuar autoritetet në Prishtinë, se me dërgimin e një numri të pjesëtarëve të policisë speciale në veri, kanë bërë përpjekje për provokimin e bashkësisë serbe.
XS
SM
MD
LG