Ndërlidhjet

logo-print
Importuesit e produkteve serbe dhe përfaqësues të bizneseve kosovare thonë se ende ka produkte të Serbisë në tregun kosovar, por se ato nuk janë shitur për shkak të masave të reciprocitetit që Qeveria e Kosovës i kishte marrë një muaj më parë.

Pronari i kompanisë “Elkos”, Ramiz Kelmendi, thotë se reciprociteti ndikoi që kosovarët të mos konsumojnë produktet serbe.

Vendimi i qeverisë gjithmonë është obligativ dhe ndikues edhe te tregtarët dhe qytetarët. Qytetarët kanë filluar të zvogëlojnë konsumin e këtyre produkteve dhe prania e këtyre produkteve në dyqane po mbetet në raftet e dyqaneve me pakicë”, thekson Kelmendi.

Të dhënat e fundit të doganave dhe Policisë së Kosovës tregojnë se javëve të fundit ka pasur futje të mallrave serbe të tregun e Kosovës në mënyrë ilegale.

Janë mbi 30 raste të kontrabandës që janë identifikuar nga Policia dhe Doganat e Kosovës ne javët e fundit.

Mallrat të cilat kanë hyrë në mënyrë ilegale nga pikat kufitare në veri dhe nga pika kufitare në Gjilan sipas policisë ishin sekuestruar.

Milazim Abazi nga Aleanca Kosovare e Biznesit thotë se nuk ka produkte serbe që kanë hyrë në mënyrë legale nw tregun e Kosovës.

Sipas vlerësimeve tona nuk ka produkte serbe që kanë hyrë në mënyrë legale, mund të ketë në mënyrë ilegale që kanë hyrë nga enklavat serbe, por nuk kemi informacione që ato produkte mund të kenë depërtuar në pjesën tjetër të Kosovës. Tani mund të ketë ndonjë produkt serb që ka hyrë para vendosjes së masave të reciprocitetit dhe gjendet ende në treg”, thekson Abazi.

Kosova kishte bllokuar produktet serbe nga 20 korriku i këtij viti. Që nga aplikimi i kësaj mase produktet serbe nuk kanë mundur të futen në Kosovë. Reciprocitetit ishe vendosur për shkak të mos njohjes së vulave doganore të Kosovës nga ana e Beogradit zyrtar.

Ndërkaq, Serbia që nga viti 2008 ka bllokuar produktet kosovare, në kuadër të marrëveshjes për tregtinë e lirë CEFTA

Mungesa e produkteve serbe, sipas përfaqësuesve të biznesit nuk është ndier në Kosovë, Ato janë zëvendësuar me produkte e vendeve tjera.

Kryesisht janë zëvendësuar me produktet e Shqipërisë, Maqedonisë, Turqisë, Kroacisë dhe një pjesë e madhe është zëvendësuar më produktet vendore.
Kryesisht janë zëvendësuar me produktet e Shqipërisë, Maqedonisë, Turqisë, Kroacisë dhe një pjesë e madhe është zëvendësuar më produktet vendore”, thekson Abazi.

Zëvendësimin e produkteve serbe me produktet e vendeve tjera e konfirmon edhe pronari i kompanisë “Elkos”, Ramiz Kelmendi.

Kanë filluar të zëvendësohen nga shtetet fqinje, nga shtete e Evropës, nga Turqia dhe një sasi e madhe po zëvendësohet nga vet prodhuesit vendorë. Pra ata çka po prodhojnë prodhuesit vendorë po rritet kapaciteti i tyre dhe po zëvendësohet, pasi që produktet serbe nuk po ekzistojnë më, apo nuk po dëshirojnë të konsumohen nga qytetarët”, thotë ai.

Ndryshe, ndalimi i hyrjes së mallrave serbe në tregun kosovar, ka ndikuar në rritjen e kërkesave për prodhimet vendore dhe kjo ka bërë që të ketë përmirësim të gjithëmbarshëm ekonomik.
  • 16x9 Image

    Luljeta Krasniqi - Veseli

    Luljeta Krasniqi, e lindur më 02.05.1981. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 2005. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetare në Agjencinë e lajmeve Kosovalive. Ekipit të Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2008.

XS
SM
MD
LG