Ndërlidhjet

Gadafi reziston, pasi ka rënë kompleksi i tij


Koloneli Muamer Gadafi duket se është në ikje, por ai mbetet i paepur, duke kërkuar nga mbështetësit e tij për t’i “çrrënjosur tradhtarët dhe ndytësirat” nga Tripoli, pasi luftëtarët kryengritës e morën kontrollin ndaj kompleksit të tij Bab al-Azizia, në kryeqytet.

Të gjitha fiset në Tripoli, jashtë Tripolit, të rinjtë, të rriturit, gratë, meshkujt dhe komitetet e armatosura duhet ta sulmojnë Tripolin, t’i kontrollojnë hapësirat dhe t’i çrrënjosin tradhtarët dhe ndyrësirat. Kryengirëtsit do t’ju masakrojnë ju dhe do t’i çnderojnë trupat tuaj”, tha Gadafi, në fjalimin e tij, që u transmetua të mërkurën nga televizioni lokal, Al Rai.

Kolonel Gadafi ka pretenduar se në mënyrë “diskrete” ka ecur rrugëve të Tripolit të martën, me ç’rast nuk e ka njohur askush. Ai, po ashtu, tha se i ka parë libianët e rinj që ishin të gatshëm “ta mbrojnë qytetin e tyre”.

Fiset në Tripoli dhe jashtë Tripolit dhe banorët e Tripolit, që nuk kanë fise, duhet t’i pastrojnë hapësirat dhe qytetin e Tripolit”, tha Gadafi.

Në një konferencë për gazetarë në Londër, kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, tha se është koha që Gadafi ta ndalë publikimin e deklaratave mashtruese dhe ta pranoj se çka po ndodhë.

Regjimi qartazi e ka humbur kontrollin e pjesës më të madhe të kryeqytetit dhe të pjesës më të madhe të vendit. Mendoj se është koha për kolonel Gadafin që ta ndalë publikimin e deklaratave mashtruese dhe ta pranoj se çka ka ndodhur, se kontrolli ndaj vendit nuk do të kthehet. Ai duhet tu thotë forcave të tij, që kanë mbetur pak, se tash duhet të ndalen”, tha Dejvid Kamerun.

Nga ana tjetër, presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, tha se në këtë moment nuk ka ndryshim në gjendjen në Libi.

Për momentin, nuk ka ndryshim në situatën në vend. Në esencë, pushteti është i ndarë. Përkundër, sukseseve të kryengritësve në sulmet në Tripoli, Gadafi dhe mbështetësit e tij ende kanë një ndikim të konsiderueshëm dhe potencial ushtarak. Ne dëshirojmë që ata sa më parë ta ndalin konfliktin dhe të ulen në tryezën e negociatave dhe të arrijnë marrëveshje për të ardhmen e Libisë”, tha Dmitri Medvedev.

Korrespondentët perëndimorë në Tripoli thonë se megjithëqë kryengritësit e kanë mbizotëruar rezidencën e Gadafit, duke vjedhur aty dhe duke i djegur tendat beduine ku Gadafi i mbante pritjet, ende ka shumë vende ku ai mund të fshihet.

Disa ish zyrtarë të regjimit të Gadafit, thonë se kompleksi Bab al-Azizia, është i lidhur me shumë tunele për në pjesë të Tripolit, në rrjetin sekret nëntokësor, që ka mundur ta shfrytëzoj për ikje të shpejtë.

Të tjerët tregojnë për një qytet nëntokësor nën kompleks, që Gadafi ka mundur ta shfrytëzoj për largim, derisa lufta për Tripoli ishte intensifikuar.

Dy qytetet të tjera kryesore, sot në mëngjes, po ashtu, ishin nën kontrollin e lojalistëve të Gadafit; qyteti i tij i lindjes, Sirte, në burgun e Mesdheut, në lindje të Tripolit, dhe qyteti në shkretëtirë, Sabha, afro 650 kilometra në jug të Trioplit.

Në Sabha gjendet një bazë ajrore e Libisë dhe kapacitete të tjera të rëndësishme ushtarake. Nëse Gadafi mund të arrijë në Sabha, do ta kishte mundësinë e gjetjes së rrugëve të ikjes në Niger dhe Çad.

Lideri i Këshillit Tranzicional Kombëtar opozitar, Mustafa Abdel Xhalil, tha të martën në mbërmje, se po zhvilloheshin luftime kundër lojalistëve të Gadafit dhe banorëve në Sabha.

Ne nuk do të harrojmë në pjesën jugore, derisa ne jemi në mes të këtyre fitoreve. Brigadat keqbërëse të Gadafit në mënyrë intensive po e qëllojnë me predha qytetin Sabha. Nuk dëshiroj që motrat dhe vëllezërit e mi në të gjitha qytetet e çliruara të Libisë të harrojnë se Sabha dhe qytetet e tjera jugore, që ende nuk janë çliruar, kërkojnë ndihmën tonë”, tha Mustafa Xhalil.

Koloneli Ahmed Bani, ish oficer i forcave ajrore të Libisë, i cili i është bashkuara lëvizjes opozitare dhe është zëdhënës ushtarak i kryengritësve, thotë se është mundshme që Gadafi ka arritur në Sabha. Por, sipas tij, kjo ishte vetëm “njëra nga shumë mundësitë”.

Luftëtarët opozitarë në Tripoli e kanë cilësuar si “kështjellë të djallit” kompleksin e Gadafit në Tripoli.

Ata e kanë pranuar se ende ka xhepa të rezistencës nga mbështetësit e Gadafit, atje dhe në pjesë të tjera të Libisë. Por, ata po ashtu, thonë se dita e sotme shënon fillimin e Libisë demokratike. (f. b.)
XS
SM
MD
LG