Ndërlidhjet

Tiranë: Ambasadorja çeke u gjet e vdekur në banesën e saj


Ambasadorja çeke në Shqipëri, Marketa Fialova, është gjetur e vdekur në banesën e saj në Tiranë, ka njoftuar policia.

Zëdhënësja e policisë, Alma Katragjini, tha se trupi i pajetë i së ndjerës Marketa Fialova është gjetur të mërkurën në mëngjes.

Ajo tha se Fialkova ka vdekur “nga shkaqet natyrore”, por nuk ka elaboruar më tepër.

Marketa Fialkova, 55 vjeçare, prej vitit 2007 ishte ambasadore në Shqipëri.

Me rastin e vdekjes së ambasadores së Çekisë, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i ka dërguar telegram ngushëllimi kryeministrit çek, Petër Neças.

“Ambasadorja Fialkova, që nga vitit 2007, kur erdhi në Shqipëri, e deri në momentin e ndarjes së dhimbshme nga jeta, punoi me përkushtim duke dhënë një kontribut të çmuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në mes dy vendeve dhe dy popujve tanë”, thuhet, pos tjerash, në telegramin e ngushëllimit të Sali Berishës.
XS
SM
MD
LG