Ndërlidhjet

Bogdanoviq: Nuk heqim dorë nga strukturat në veri


Serbia ka shprehur përkushtim që ta mbajë praninë e saj në pjesën veriore të Kosovës dhe i ka hedhur poshtë si të “papranueshme” insistimet gjermane, që të heq dorë nga institucionet atje si parakusht për statusin e kandidatit për pranim në BE.

“Institucionet e Serbisë janë të domosdoshme për komunitetin serb në Kosovë dhe ne as nuk do të heqim dorë nga këto insntitucione e as nuk do t’i mbyllim ato, pasi kjo do të thoshte heqje dorë nga dëshira jonë për ta mbajtur Kosovën në Serbi”, i tha ministri i Serbisë për Kosovën, Goran Bogdanoviq, agjencisë Beta.

Sipas tij, të gjitha kërkesat për asgjasimin e “të ashtuquajturave struktura paralele” për serbët në Kosovë, janë “absolutisht të papranueshme”.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i tha Beogradit të martën se duhet t’i përmirësoj raportet me Kosovën dhe t’i heqë struktruat e saj paralele në pjesën veriore, nëse dëshiron të bëhet shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, këtë vit.
XS
SM
MD
LG