Ndërlidhjet

Tripoli: Raporte për luftime të reja afër kompleksit të Gadafit


Raportohet se afër kompleksit të Muamer Gadafit në Tripoli, që prej dje është nën kontroll të kryengritësve në Libi, janë zhvilluar luftime të reja.

Reporterët në terren thonë se kryengritësit dhe forcat e Gadafit kihsin luftuar me armatim të lehtë, me pushka automatike dhe me predha dore, afër këtij kompleksi.

Njëherësh, afro 30 gazetarë të jashtëm janë liruar nga një hotel në Tripoli, ku ishin mbajtur për disa ditë nga lojalistët e Gadafit.

Këshilli kryengritës i Libisë tha sot se do t’i japë amnisti çdokujt prej përcjellësve të Gadafit, i cili e zenë apo e vranë atë.

Kryesuesi i Këshillit Tranzicional Kombëtar, Mustafa Abdel Xhalil, poashtu tha se një biznesmen nga Bengazi ka ofruar shpërblim për zënien e Gadafit në vlerë prej 1.3 milionë dollarësh.
XS
SM
MD
LG