Ndërlidhjet

BE: Embargo mbi importin e naftës nga Siria


Bashkimi Evropian është duke menduar që të imponojë një embargo mbi importin e naftës nga Siria, në fund të javës së ardhshme, për të rritur presionin mbi presidentin sirian Bashar al-Assad, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Shtetet anëtare të BE-së kanë rënë dakord për të shqyrtuar mundësi të reja për sanksionet ndaj Sirisë, për shkak të dhunës disa mujore mbi protestuesit anti-qeveritarë.

Embargoja e naftës do të jetë një hap i madh për shkak se disa shtete anëtare të BE-së mund të pësojnë humbje për shkak të lidhjeve të tyre të importit të naftës nga Siria.

Sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut mbi 2 mijë persona kanë humbur jetën nw Siri.
XS
SM
MD
LG