Ndërlidhjet

BE: Zgjerohen sanksionet kundër Iranit lidhur me Sirinë


Bashkimi Evropian ka imponuar sot sanksione kundër njësisë elite të Gardës Revolucionare të Iranit.

BE-ja tha se kjo forcë po e furnizon me pajisje dhe ndihmë tjetër presidentin e Sirisë, Bashar al-Asad, për ta luftuar kryengritjen 5 mujore kundër regjimit të tij.

Në sanksione janë përfshirë edhe disa gjeneralë sirianë dhe ndihmës aë afërt të vëllaut të Asadit, për të cilin besohet se është në komandën e njësiteve kundër kryengritësve.

Lista e zezë e Bashkimit Evropian kundër Sirisë tash përmbanë emrat e 50 njerëzve dhe nëntë entiteteve.

Siria aktualisht është nën sanksione të gjëra nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane.
XS
SM
MD
LG