Ndërlidhjet

Sarkozi: Vazhdojnë operacionet e NATO-s në Libi


Presidenti i Francës, Nikollas Sarkozi, njëri nga mbështetësit më të hershëm të lëvizjes kryengritëse, është zotuar për vazhdimin e operacioneve ushtarake të NATO-s në Libi, për aq kohë sa të jetë e nevojshme, për të siguruar se kryengritësit i kanë shkaktuar disfatë regjimit të Muamer Gadafit.

Në këtë kuadër ai tha:

“Operacionet ushtarake do të ndalen atëherë kur nuk është nevoja për to. Kjo do të ndodhë kur Gadafi dhe ndihmësit e tij më nuk do të paraqesin kërcënim për popullin e Libisë. Ne do të vazhdojmë me operacione ushtarake nën rezolutën e OKB-së, që parasheh mbrojtjen e popullatës civile nga forcat e Gadafit”, tha Nikollas Sarkozi, mbrëmë në Paris.
XS
SM
MD
LG