Ndërlidhjet

Hsinhua akuzon SHBA-të për përzierje në punët e Kinës


Agjencia shtetërore e lajmeve në Kinë, Hsinhua, i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për “përzierje” në punë e Kinës, pas publikimit të raportittë ri të Departamentit amerikan të mbrojtjes, në të cilin thuhet se duket se Kina është në rrugë për të ndërtuar ushtri moderne deri në vitin 2020.

Veçanërisht, raportoi Hsinhua, rapoti vjetor i Pentagonit për Kongresin e Shteteve të Bashkuara “përzihet” në marrëdhëniet e Kinës me Tajvanin.

Në raportin amerikan tërhiqet vërejtja se Kina e ka zgjeruar avancimin e saj ushtarak kundër forcave të Tajvanit, duke pasur artileri më të mirë, që mund t’i godasë caqet brenda në Tajvan.

Kina e konsideron Tajvanin territor të vetin, i cili një ditë do të ribashkohet me pjesën kontinentale të Kinës, nën pushtetin kinez, edhe me forcë nëse është e nevojshme.

Shtetet e Bashkuara e kanë furnizuar Tajvanin me armatim.

Në raport, Pentagoni thekson se ushtria kineze ka investuar në armatim të teknologjisë së lartë, që do ta zgjeroj mundësinë e arritjes së caqeve në rajonin e Paqësorit, që potencialisht e destabilizon balancin ushtarak rajonal, ku vazhdojnë të shtohen tensionet.
XS
SM
MD
LG