Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: Konvoji ushtarak sulmohet me eksploziv


Raportohet se një konvoj ushtarak sot është sulmuar nga një eksplodim në pjesën juglindore të Turqisë.

Televizioni CNN Turk raportoi se disa persona janë plagosur kur militantët e dyshuar kurdë e aktivizuan materjen eksplozive afër një konvoji ushtarak në provincën Hakari.

Raporti nuk ka mundur të konfirmohet menjëherë.

Partia Punëtore e Kurdistanit (PPK) separatiste i ka shtuar sulmet e saj kundër ushtrisë së Turqisë, duke i vrarë më se 40 pjesëtarë të sigurisë, muajin e kaluar.

Në shenjë të ndëshkimit për këto sulme, ushtria turke i ka ndërmarrë disa sulme ajrore kundër caqeve të PPK-së në pjesën veriore të Irakut, gjatë javës së kaluar.

Ushtria tha se i kishte vrarë më se 100 kryengritës kurdë gjatë gjashtë ditëve të sulmeve ajrore.

Më se 40 mijë vetë janë vrarë, prej se PPK-ja e ka filluar luftën kundër Turqisë në vitin 1984.
XS
SM
MD
LG