Ndërlidhjet

logo-print

5 milionë euro më shumë në buxhet


Kamionët me mallra nga Serbia në vendkalimin kufitar në Merdare/foto arkiv

Kamionët me mallra nga Serbia në vendkalimin kufitar në Merdare/foto arkiv

Rreth 5 milion euro janë më tepër të hyra doganore, vetëm për tri javët e para pas aplikimit të masave të reciprocitetit ndaj produkteve serbe, thonë zyrtarë të qeverisë.

Mimoza Kusari- Lila, ministre e Tregtisë dhe Industrisë, njëherësh zëvendëskryeministre e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se këto matje janë bërë në periudhën korrik –gusht të këtij viti dhe periudhës së njëjtë të vitit paraprak.

Në periudhën 20 korrik deri 8 gusht të vitit 2010, të hyrat doganore kanë qenë
48.9 milionë euro, kurse në të njëjtën periudhë të këtij vitit të hyrat doganore kanë arritur në 53.8 milionë euro, thotë Kusari- Lila.

Është vërejtur një rritje e dukshme e të hyrave në dogana, si rrjedhojë e rritjes se importit formal dhe si rrjedhojë e mallrave që hyjnë nga vendet me të cilat nuk kemi marrëveshje të tregtisë së lirë, gjegjësisht që nuk janë anëtare të marrëveshjes CEFTA. Dukshëm ka rritje të të hyrave, vetëm në periudhën e parë, do të thotë për tri javët e para, ka pasur një ngritje prej 5 milion eurosh inkasim të të hyrave doganore, krahasuar më periudhën e njëjtë të vitit të paraprak”, u shpreh Kusari- Lila.

Kjo rritje është realizuar për shkak se shumë mallra nga shtete tjera kanë hyrë në Kosovë si zëvendësim për produktet serbe, ndërsa kontrabanda e mallrave serbe që është zhvilluar nga pikat kufitare 1 dhe 31, që gjenden në pjesën veriore të Kosovës, është zvogëluar dukshëm, thotë Mimoza Kusari- Lila.

Ajo shpreson se ky trend i rritjes do të vazhdojë edhe në tri javorin e dytë, që nga aplikimi i masave të reciprocitetit, dhe rrjedhimisht këto të hyra do të rrisin buxhetin e Kosovës.

Jemi në pritje të rezultateve për tri javorin e dytë, pasi tani kemi hyrë në gjashtë javorin që Kosova ka aplikuar masat e reciprocitetit ndaj Serbisë dhe presim që ky trend të vazhdojë në raport me importin e produkteve të cilat formalisht tani zhdoganohen në pikat ku ka doganiere dhe janë pika funksionale në krahasim me periudhën, kur kanë hyrë mallrat pa u doganuar dhe pa u evidentuar nga pika 1 dhe 31 në veriun e Kosovës”, thekson Kusari- Lila.

Rritja e të hyrave doganore që nga bllokimi i mallrave serbe në Kosovë, do të forcojë arkën shtetërore, thotë edhe Ahmet Shala, ish ministër i Ekonomisë dhe Financave.

Shala është optimist se trendi i rritjes se të hyrave doganore do të vazhdojë edhe në të ardhmen, kështu që sipas tij, kjo do t’i mundësojë autoriteteve kompetente zbatimin e planit të qeverisë, çoftë për projekte zhvillimore, çoftë për ato sociale.

Unë jam optimist se ky trend do të mbahet ashtu siç është planifikuar, këto masa do të ndikojnë pozitivisht edhe në rritjen e zhvillimit ekonomik”, thekson Shala.

Unë jam optimist se ky trend do të mbahet ashtu siç është planifikuar, këto masa do të ndikojnë pozitivisht edhe në rritjen e zhvillimit ekonomik.
Ai tregon se në bazë të të dhënave nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, deri në 60 milionë euro ka humbur buxheti i Kosovës, vetëm gjatë një viti, nga kontrabanda e zhvilluar në veriun e Kosovës.

Pikat kufitare 1 dhe 31 me vite të tëra janë vlerësuar të jenë “oazë” e krimit të organizuar dhe kontrabandës së mallrave të ndryshme.

Më 20 korrik Qeveria e Kosovës, ka vendosur masa reciprociteti ndaj produkteve serbe , ndërsa taksë doganore për mallrat e Bosnjës dhe Hercegovinës.
  • 16x9 Image

    Nadie Ahmeti

    Me profesionin e gazetarisë ka filluar të merret që prej vitit 2000, kurse Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2001. Kryesisht mbulon çështjet ekonomike dhe sociale, për çka edhe i janë ndarë disa mirënjohje.

XS
SM
MD
LG