Ndërlidhjet

logo-print
Temperaturat e larta që po mbizotërojnë ditëve të fundit, kanë shtuar numrin e pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në qendrën emergjente.

Sipas zyrtarëve shëndetësorë, vetëm për një ditë, kanë kërkuar ndihmë rreth 250 pacientë.

Basri Lenjani, nga qendra emergjente, thotë se temperaturat e larta, luhatjet dhe ndryshimi i motit, sjellin pasoja për shëndetin e njeriut, në mënyrë të veçantë për fëmijët, të moshuarit, si dhe pacientët me sëmundje kronike.

Numri i të sëmurëve që kërkojnë ndihmë në qendrën emergjente për shkak të temperaturave të larta, është më shumë se 250 raste.
Numri i të sëmurëve që kërkojnë ndihmë në qendrën emergjente për shkak të temperaturave të larta, është më shumë se 250 raste. Kryesisht janë raste ku të moshuarit atakohen, pacientët e sëmurë nga zemra, ata me sëmundje vaskulare, ata me lëndime të rënda dhe ata që marrin barna”, shprehet Lenjani.

Ndërkaq Sylë Tahirsylaj, drejtor i institutit hidrometeorologjik, thotë se temperaturat që po mbizotërojnë në vendin tonë, po luhaten nga 32 deri në 37 gradë celsius.

Kjo gjendje sinoptike që po mbizotëron është një gjendje në gjithë gadishullin, dhe po luhaten nga 32 deri në 37 gradë celsius. Kjo temperaturë nuk është në vlerat ekstreme meteorologjike”, thekson Tahirsylaj.

Ndryshe, në pjesë të ndryshme të Kosovës, mijëra hektarë pyje i ka kapluar zjarri, për shkak të temperaturave të larta.

Latif Zeka, komandant i brigadës së zjarrfikësve, thotë se vetëm dy ditët e fundit janë djegur 50 hektarë pyje.

Intervenime të zjarreve ka shumë. Vetëm sot kemi pasur 6 vatra të zjarrit të lajmëruara, në komunën e Shtimes.
Mbi 50 hektarë janë djegur vetëm gjatë dy ditëve të fundit, pyje, shkurre e male. Intervenime të zjarreve ka shumë. Vetëm sot kemi pasur 6 vatra të zjarrit të lajmëruara, në komunën e Shtimës”, bën të ditur ai.

Ndërkaq, sipas Latif Zekës, gjatë kësaj jave kanë pasur 68 intervenime të shuarjes së zjarreve, në pjesë të ndryshme të Kosovës.

Sipas zyrtarëve në institutin hidrometeorologjik të Kosovës, nga data 28 gusht parashihet të ketë rënie të temperaturave, dhe reshje lokale shiu.
  • 16x9 Image

    Ariana Kasapolli - Selani

    Ariana Kasapolli - Selani ka lindur më 15.04.1980 në Prishtinë. Shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar e ka ndjekur në Prishtinë, ku edhe ka diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë. Si korrespondente e Radios Evropa e Lirë punon që nga viti 2009. Është e martuar dhe ka tre fëmijë.

XS
SM
MD
LG