Ndërlidhjet

Temperatura të larta në të gjitha vendet e Ballkanit


Në Kosovë, Shqipëri, Serbi, Mal të Zi, Kroaci, Maqedoni dhe në Bosnjë Hercegovinë, po mbretërojnë temperatura shumë të larta, që kanë shkaktuar sëmundje dhe zjarre.

Sot, autoritetet në disa nga vendet e përmendura kanë kërkuar që banorët të mbesin në shtëpi dhe për të pirë sa më tepër lëngje, për ta evituar hiperterminë.

Duket se vendi më i nxehtë ishte Mali i Zi, ku temperaturat kanë arritur edhe në 40 shkallë Celsius. Për këtë arsye autoritetet kanë kërkuar shkurtimin e orarit të punës, për t’i ikur nxehtësisë në mesditë.

Autoritetet në Kosovë kanë thënë se temperaturat sillen prej 32 e deri në 37 shkallë Celsius.

Ka pasur raporte edhe për zjarre në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi.
XS
SM
MD
LG