Ndërlidhjet

logo-print

Raporti: Çejni kishte kërkuar nga Bushi ta bombardojë Sirinë


Ish zëvendës presidenti amerikan, Dik Çejni, ka shkruan në librin e tij të ri të memoareve, se kishte kërkuar nga presidenti i atëhershëm, Xhorxh Bush, që ta bombardojë në hapësirë të dyshuar me reaktor atomik në Siri, por Bushi e kishte refuzuar këshillën e tij.

E përditshmja Nju Jork Tajms, që e ka siguruar një kopje të librit, raportoi se Çejni kishte shkruar se ishte “një zë i vetmuar” për aksion ushtarak kundër Sirisë.

Këshilltarët e tjerë ishin hezitues, thotë Çejni, për shkak të “inteligjencës së dobët që ne e kishim marrë për armatimin irakian të shkatërrimit në masë”, para invadimit në Irak në vitin 2003.

Izraeli e bombardoi atë hapësirë në Siri, më vonë në vitin 2007.

Libri i Dik Çejnit, “Në kohën time – memoare personale dhe politike”, do të publikohet më 30 gusht.
XS
SM
MD
LG