Ndërlidhjet

logo-print

Mitrovicë: Protestë e punëtorëve serbë të drejtësisë


Punëtorët e Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë kanë protestuar sot në pjesën veriore të Mitrovicës, për shkak të paralajmërimeve se në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, do ta fillojnë punën edhe institucionet e drejtësisë së Kosovës.

Në protestën njëorëshe ishin afro 200 punëtorë të gjykatave të ndryshme të Serbisë.

Raportohet se gjykata në Mitrovicë, në të cilën aktualisht janë të angazhuar vetëm gjyqtarët dhe prokurorët e jashtëm, ka punuar pa pengesë.

Punëtorët e judikaturës së Serbisë, që ishin në protestë, thanë se rendi juridik në Kosovë është i rregulluar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
XS
SM
MD
LG