Ndërlidhjet

Turqi: Urgjentisht të zhbllokohen fondet e Libisë


Ministri i jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, tha se Kombet e Bashkuara duhet të ndërmarrin aksion “urgjent” për zhbllokimin e fondeve të Libisë, në mënyrë që qeveria kryengritëse ta stabilizoj vendin.

“Ne duhet ta forcojmë Këshillin Tranzicional Kombëtar me mjetet e domosdoshme, në mënyrë që ai të mund të ballafaqohet me sfidat e vështira të sotme. Lidhur me këtë, ne duhet të ndërmarrim aksion brenda Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për krijimin e një kornize juridike për t’i dhënë KTK-së ndihmat urgjente financiare”, tha sot zoti Davutoglu, në fillim të takimit të Grupit të Kontaktit për Libinë në Stamboll.

Kryengritësit e Libisë thonë se atyre u duhet urgjentisht, që liderët botërorë t’i zhbllokojnë së paku 5 miliardë dollarë të fondeve të Libisë, për pagesën e rrogave dhe për t’i mbajtur gjallë shërbimet mjekësore, gjatë trazirave, që qartazi paraqesin fundin e regjimit të Muamer Gadafit.
XS
SM
MD
LG