Ndërlidhjet

Optimizëm i tepruar


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese

Maqedonia pret partneritet edhe nga miqtë e saj ndërkombëtarë, të cilët duhet të japin notë lehtësuese për problemin rreth kontestit të emrit me Greqinë”.

Kështu është shprehur zëvendëskryeministrja e Maqedonisë për ccështje të integrimeve, Teuta Arifi, duke theksuar se përgjegjësia për asnjë kontest nuk mund të shtrihet vetëm në njërën palë.

Konsideroj se ne kemi treguar vullnet të mirë dhe kështu duhet të vazhdojmë, por këtë gjithashtu duhet ta presim edhe nga pala tjetër”, deklaroi Arifi, pas takimit të sotëm me paraardhësit e saj në Qeveri.

Ajo ka shprehur bindjen që raporti i ardhshëm i progresit nga Komisioni Evropian do të paraqesë realisht gjendjen në vend.

Brenda javës, edhe kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski tha se Maqedonia është e gatshme të zgjidhë këtë problem me Greqinë.

Por, ekspertët u shprehën skeptikë se zgjidhja mund të pritet brenda disa muajve.

Ish diplomati maqedonas, Denko Malevski, tha se politika e qeverisë dëshmon se nuk është e gatshme për asnjë hap që do të çonte kah kompromisi duke mbetur të prerë rreth qëndrimit se në asnjë mënyrë nuk duhet të pësojë ndryshime emri kushtetues i Maqedonisë.

Tanimë zgjidhja e çështjes së emrit është bërë ccështje tejet komplekse dhe mendoj se katër vite të plota nuk do të mjaftojnë për të gjetur një zgjidhje kompromisi për të dyja palët.
Tanimë zgjidhja e çështjes së emrit është bërë ccështje tejet komplekse dhe mendoj se katër vite të plota nuk do të mjaftojnë për të gjetur një zgjidhje kompromisi për të dyja palët”, vlerësoi Malevski.

Ai theksoi se deklarimet e zyrtarëve të lartë të qeverisë, të cilat reflektojnë me dozë optimizmi më shumë kanë për qëllim që para faktorit ndërkombëtarë të demonstrojnë se Maqedonia është kooperative sa i përket zgjidhjes së çështjes në fjalë sesa për të shprehur gatishmëri për lëshime nga pala maqedonase.

Nga ana tjetër, për Hasan Jasharin, ligjërues i marrëdhënieve ndërkombëtare në UEJL të Tetovës, thotë se problematike janë veprimet e qeverisë aktuale, të cilat në vend që të krijojnë klimë pozitive, nxisin hasmëri edhe më të madhe me Greqinë, duke iu kthyer të kaluarës antike të Maqedonisë.

Problemi qëndron tek faktori politik maqedonas, edhe tek ajo vijë e fortë e pozicionimit që mban VMRO-DPMNE-ja e Gruevskit, duke mbrojtur gjoja se identitetin nacional të tyrin. Me vendosjen e statujave, gërmimet në Ohër, se ku ka lindur Filipi i parë ose i dyti, dhe me gjithë këto luhet loja, në njërën anë se po bëhen përpjekje për të gjetur kompromis, nga ana tjetër shkohet prapa me disa veprime të pa matura të qeverisë”, tha Jashari.

Ai u shpreh skeptik në forcën e subjektit politik shqiptar për të shtyrë procesin e zgjidhjes së kontestit me Greqinë.

Mendimi im është se vendimmarrja tek partitë politike shqiptare gjithmonë ka qenë thembër Akili, pra, ata kanë dëshmuar se nuk kanë pozicion vendimmarrës”, tha Jashari.

Ndryshe, deri me 5 shtator, Maqedonia duhet të përgjigjet rreth listës së obligimeve të përcaktuara rishtas nga BE përmes drejtorit të drejtorisë së përgjithshme për zgjerim të BE .

Ndërkohë që përmbajtja e detyrave të reja nuk bëhet publike, zëvendëskryeministrja për çështje të integrimeve e Maqedonisë, Teuta Arifi, tha shkurt se bëhet fjalë për reformat në administratë dhe detyra të cilat ajo beson se do të zgjidhen.
XS
SM
MD
LG