Ndërlidhjet

Putin urdhëron përmirësim të prodhimeve të hapësirës


Kryeministri rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar agjencinë ruse të hapësirës që të përmirësojë në "mënyrë radikale" mbikëqyrjen e prodhimeve të hapësirës.

Zëdhënësi i tij, Dmitri Peshkov, tha se "Putin ka udhëzuar Roskosmosin të ndryshojë krejt kontrollin e cilësisë dhe sistemin e inspektimit që përdor gjatë prodhimit të anijeve".

Ky hap vjen një ditë pasi një anije ruse, e cila mbante mallra për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, u rrëzua menjëherë pas nisjes.
XS
SM
MD
LG