Ndërlidhjet

NATO ofron ndihmë për kapjen e Gadafit


NATO-ja është duke ndihmuar në kërkimin e Muamer Gadafit, derisa kryengritësit po përpiqen të forcojnë kontrollin në Tripoli dhe në pjesën tjetër të Libisë.

Ministri britanik i Mbrojtjes, Liam Foks, tha se Aleanca është duke kontribuar me inteligjencë dhe pajisje zbulimi për kapjen e udhëheqësit libian, i cili është zhdukur qysh të martën, kur rebelët i mësynë kompleksit të tij në Tripoli.

Në një audio-mesazh të transmetuar sot nga kanalet besnike të tij, Gadafi u bëri thirrje mbështetësve ta shpëtojnë kryeqytetin nga rebelët dhe ata që i quajti "agjentë të huaj".

Kryengritësit kanë shpallur një shpërblim prej më shumë se 1 milion dollarësh dhe amnisti për të gjithë ata që e kapin apo e vrasin Gadafin.

Betejat mes palëve po vazhdojnë në Tripoli dhe gjetkë.
XS
SM
MD
LG