Ndërlidhjet

Mbrojtja e Mlladiqit pritet të vendosë për ndarjen e gjykimit


Avokatët mbrojtës të ish-gjeneralit të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, do të kenë kohë deri javën e ardhshme për të treguar nëse janë dakord që gjykimi i të akuzuarit të ndahet në dy pjesë.

"Mbrojtja ka kohë deri më 31 gusht", tha gjykatësi i Tribunalit Ndërkombëtar për Krime në ish-Jugosllavi, Alfons Ori.

Zyra e kryeprokurorit të Tribunalit, Serzh Bramerc, i ka kërkuar javën e kaluar gjykatës ndarjen në dy pjesë të rastit kundër Mlladiqit.

Prokurorët propozuan që "Kasapi i Bosnjës" fillimisht të gjykohet për Srebrenicën, ndërsa më pas për akuzat e tjera.
XS
SM
MD
LG