Ndërlidhjet

Pakistan: Sulmi vret 8 persona, plagos dhjetëra


Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i bombës, që ka ndodhur pranë një hoteli në veriperëndim të Pakistanit.

Policia tha se ngjarja ndodhi në qytetin Risalpur, ndërsa shfaqi drojën se numri i viktimave mund të rritet.

Pakistani është qendër e sulmeve vetëvrasëse dhe me bomba në vitet e fundit. Shumica e tyre zënë vend në veriperëndim, ku trupat ushtarake luftojnë militantët talibanë.
XS
SM
MD
LG