Ndërlidhjet

Thaçi dhe Petroviq vizitojnë fshatin Prilluzhë


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministri Sllobodan Petroviq do ta vizitojnë sot fshatin Prilluzhë të komunës së Vushtrisë, ku po vazhdojnë punimet në ndërtimin e urës në këtë fshat.

Në një njoftim për media nga zyra për informim e Ministrisë së Pushteti Lokal thuhet se “zëvendëskryeministri Sllobodan Petroviq njëherësh ministër i Pushteti Lokal, do t’i takojë banorët e fshatit Prilluzhë. Vizita ka për qëllim njohjen për së afërmi me shqetësimet e qytetarëve dhe mundësitë e përmirësimit të mirëqenies së tyre”.

Banorët serbë të këtij fshati kanë kundërshtuar ndërtimin e urës.

Ndërtimi i urës do të mundësojë lëvizjen e banorëve të 12 fshatrave që shtrihen përgjatë Çiçavicës, ndërkohë që do të përfitojnë 15 mijë banorë të kësaj ane.
XS
SM
MD
LG