Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Dënohet rrahja e karikaturistit të njohur sirian Ferzat


Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar regjimin e presidentit sirian Bashar al-Asad për rrahjen e karikaturistit të njohur sirian Ali Ferzat.

Ferzat, thuhet se u sulmua nga persona të armatosur e të maskuar, të cilët e rrahën atë dhe e plagosen në duar pasi ai u largua nga studio e tij.

Ferzat, kohëve të fundit kishte botuar disa karikatura dhe shihej si kritik i Assadit.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland, në një deklaratë me shkrim, tha se "rrugaçët e regjimit përqëndruan vëmendjen e tyre në duart e Ferzatit, duke ia thyer njërën prej tyre".

SHBA-të dhe aleatët evropianë javën e kaluar i kanë bërë thirrje presidentin Asad të japë dorëheqje. Aktivistë të të drejtave të njeriut thonë se forcat siriane të sigurisë kanë vrarë më shumë se 2.000 njerëz që nga mesi i muajit mars, kur edhe nisën protestat.
XS
SM
MD
LG