Ndërlidhjet

Iranianët marshojnë në "Ditën Kuds"


Dhjetëra mijëra iranianë janë tubuar në Teheran dhe qytete të tjera të Iranit në tubimin e njohur si "Dita Kuds" - një marshim ky që shpreh solidaritetin me palestinezët.

Televizioni shtetëror tregoi turma të mëdha njerëzish që mbanin pankarta me mbishkrimet "Vdekje Izraelit" dhe "Vdekje Amerikës".

Presidenti Mahmud Ahmadinexhad, duke folur në ceremnoninë në Teheran, tha se në rajon nuk do të ketë vend për Izraelin, pas formimit të shtetit palestinez.

Kuds është fjala arabe për Jerusalemin.
XS
SM
MD
LG