Ndërlidhjet

Në pritje të uraganit




Pamje nga uragani Ajrin në arçipelagun e Bahameve.


Autoritetet në Shtetet e Bashkuara kanë shpallur gjendjen emergjente në disa shtete përgjatë bregut atlantik dhe kanë kërkuar nga banorët që të bëhen gati për një sulm të mundshëm të uraganit Ajrin (Irene).

Erërat e këtij uragani aktualisht kanë shpejtësinë prej 185 km në orë dhe pritet të arrijnë në brigjet e Karolinës Veriore të shtunën, para se të nisen drejt Uashingtonit dhe Nju Jorkut.

Evakuimet tashmë kanë filluar në disa pjesë të Karolinës së Veriut, Virxhinias, Dellauerit dhe Merrilendit.

Në Uashington dhe Nju Jork, autoritetet kanë porositur qytetarët të përgatiten për evakuim, në rast të stuhive të fuqishme.
XS
SM
MD
LG