Ndërlidhjet

Pakistan, përmbytjet marrin dhjetëra jetë


Zyrtarët thonë se përmbytjet e shkaktuara nga shirat mosun kanë vrarë dhjetëra njerëz në veriperëndim të Pakistanit.

Autoriteti për Menaxhimin e Fatkeqësive tha se 33 trupa janë gjetur, ndërsa 38 të tjerë figurojnë ende të zhdukur.

Ekipet e shpëtimit kanë pasur vështirësi në ofrimin e ndihmës, për shkak se urat dhe rrugët që ishin dëmtuar gjatë përmbytjeve të vitit të kaluar, nuk janë riparuar ende.

Përmbytjet e një viti më parë përfshinë më shumë se një të pestën e territorit të Pakistanit, ndërsa vranë mbi 2,000 njerëz.
XS
SM
MD
LG