Ndërlidhjet

Protesta në Siri, tre të vrarë


Aktivistët thonë se forcat siriane të sigurisë kanë vrarë të paktën tre persona gjatë protestave të sotme anti-qeveritare.

Dy viktima kanë pësuar kur trupat e regjimit kanë hapur zjarr ndaj protestuesve në qytetin Deir Ezor, ndërsa personi i tretë është vrarë në Nava.

Protestat vijnë një ditë pasi të dërguarit e Rusisë dhe Kinës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kanë bojkotuar bisedimet për sanksione mbi regjimin sirian.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se forcat siriane të sigurisë kanë vrarë mbi 2,000 njerëz që nga muaji mars, kur edhe kanë shpërthyer protestat anti-qeveritare.
XS
SM
MD
LG