Ndërlidhjet

Turqia mbështet Kosovën në shtrirjen e autoritetit


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutogllu.

Në takim mësohet të jetë biseduar për aktualitetin politik në Kosovë dhe në rajon, për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe për çështje të tjera me interes.

Kumetsa për media bën të ditur se kryeministri Thaçi ka ripotencuar angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit rajonal, në interes të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të gjithmbarshëm të të gjitha vendeve të rajonit.

Thaçi thuhet ta ketë njoftuar kryediplomatin turk me përkushtimet e Qeverisë së Kosovës për shtrirjen e sundimit të rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës, "me theks të veçantë në pjesën veriore të vendit".

“Të gjitha vendet e rajonit kanë objektiv integrimin në Bashkimin Evropian dhe për ta arritur këtë, ato duhet të respektojnë integritetin territorial të vendeve fqinje. Këtë kusht duhet ta plotësojnë edhe Kosova, edhe Serbia”, ka thënë Thaçi.

Ministri i Jashtëm turk, Davutogllu, pos tjerash, ka theksuar se Turqia mbështet integritetin territorial të Kosovës dhe të drejtën e Qeverisë së Kosovës për të shtrirë autoritetin e vet në të gjitha pjesët e Kosovës.
XS
SM
MD
LG