Ndërlidhjet

Sulmi në zyrat e OKB-së, 16 të vrarë


Të paktën 16 persona kanë humbur jetën nga shpërthimi në kompleksin e Kombeve të Bashkuara në Abuja të Nigerisë.

Kryqi i Kuq nigerian tha se ka “regjistruar 16 trupa të vdekur dhe 11 të plagosur”.

I njëjti burim shprehu drojën se numri i viktimave mund të jetë më i madh, meqë disa trupa janë larguar para se Kryqi i Kuq të arrinte në vendin e ngjarjes.

Dëshmitarët thanë se kamioni i mbushur me eksploziv ka shpërthyer në hyrje të kompleksit.

Disa pjesë të ndërtesës, ku ndodhej pjesa më e madhe e zyrave të OKB-së, janë shkatërruar.
XS
SM
MD
LG