Ndërlidhjet

Obama kërkon përgatitje për uraganin


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, u ka bërë thirrje amerikanëve të marrin masa të menjëhershme dhe të respketojnë urdhrat për evakuim, në kohën kur uragani Ajren (Irene) ka përfshirë bregun lindor të SHBA-së.

“Mos prisni, mos vononi. Ne të gjithë shpresojmë për më të mirën, por duhet të përgatitemi për më të keqen”, tha Obama.

Erërat e këtij uragani pritet të arrijnë në brigjet e Karolinës Veriore të shtunën, para se të nisen drejt Uashingtonit dhe Nju Jorkut.
XS
SM
MD
LG