Ndërlidhjet

Uragani Ajrin, evakuime masive në Nju Jork


Kryetari i Nju Jorkut, Majkëll Bllumberg, ka urdhëruar një evakuim masiv të shumë pjesëve të qytetit, në prag të arritjes së uraganit Ajrin (Irene).

Ai ka urdhëruar evakuimin e detyrueshëm të më se 250 mijë njerëzve nga zonat e ulëta të Nju Jorkut, si dhe mbylljen e transportit publik nga mesdita e së shtunës.

"Ne kurrë më parë nuk kemi bërë një evakuim të detyrueshëm dhe nuk do ta bënim as tani, po të mos mendonim se kjo stuhi ka potencial të jetë shumë serioze. Rezultati më i mirë do të ishte nëse suhia largohet drejt lindjes dhe nuk na godet. Por, nuk mund të varemi nga Nëna Natyrë. Ne duhet të përgatitemi për më të keqën dhe të shpresojmë për më të mirën", ka thënë Bllumberg para gazetarëve në Nju Jork.

Ajrin, e cila thuhet të ketë zvogëluar shpejtësinë, pritet të arrijë gjatë ditës së shtunë nga Karolina e Veriut në Nju Jork dhe Uashington.
XS
SM
MD
LG