Ndërlidhjet

Thirrje për vendosjen e rendit në Libi


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, ka bërë thirrje për kthim të shpejtë të rendit në Libi, ndëresa raportet nga ky vend flasin për luftime të ashpra, edhe pas rrëzimit të Muamer Gadafit.

Duke folur pas bisedimeve më zyrtarët e Unionit Afrikan, të Ligës Arabe, të Bashkimit Evropian dhe të Organizatës së Konferencës Islamike, Ban sugjeroi vendosjen e një policie ndërkombëtare për të ndihmuar rikthimin e rendit në Libi.

"Është e qartë se sfidat që ndodhen përpara, janë të mëdha. Luftimet po vazhdojnë në shumë pjesë të vendit. Është nevojë urgjente që t'i jepet fund konfliktit dhe të rivendoset rendi dhe stabiliteti. Të gjithë u pajtuam që, nëse kërkojnë autoritetet libiane, duhet të jemi të përgatitur për të ndihmuar në zhvillimin e kapaciteteve të policisë", tha Ban.

Ai nuk dha hollësi të tjera për forcën ndërkombëtare të policisë në Libi.

Ndërkohë që luftime të intensifikuara raportohen në qytetin Sirte, që është vendlindja e Gadafit.
XS
SM
MD
LG