Ndërlidhjet

logo-print

2 milionë njerëz të evakuohen

  • RFE /RL

Autoritetet në SHBA kanë urdhëruar më shumë se 2 milionë njerëz që jetojnë përgjatë bregdetit lindor të evakuohen nga shtëpitë e tyre për të shmangur një stuhi të fuqishme nga uragani Ajrin.

Uragani Ajrin , aktualisht ka shpejtësinë prej 150 kilometrave në orë.

Presidenti amerikan Barak Obama u ka bërë thirrje personalisht qytetarëve për të marrë urdhrat e evakuimit seriozisht.



Obama me këtë rast ka thënë se "Unë theksoj se nëse ju jeni në rrugën e projektuar për stuhi, duhet të merrni masa paraprake tani”

Nju Jorku ka urdhëruar largimin e më shumë se 300 mijë njerëzve që jetojnë në zonat e përmbytjeve.

Kompanitë ajrore të fluturimeve në SHBA, kanë anuluar të paktën 6.100 fluturime deri të hënën.(a.k.)

XS
SM
MD
LG