Ndërlidhjet

Opozita kërkon përfaqësim më të madh


Parlamenti i Maqedonisë

Parlamenti i Maqedonisë

Përbërja e re e Komitetit për marrëdhënie midis bashkësive etnike në Maqedoni ka tejkaluar kriteret e parapara me ligj, për shkak të dallimeve mes partive politike rreth përfaqësimit të tyre në këtë trup kuvendor, të paraparë me Marrëveshjen e Ohrit.

Komiteti duhet të ketë 15 anëtarë; 7 shqiptarë, 7 maqedonas dhe 5 anëtarë nga radhët e turqve, vllehëve, romëve dhe të dy bashkësive të tjera.

Pas partisë opozitare maqedonase, Lidhjes Social-Demokrate, e cila kërkon që dy nga anëtarët e bashkësive më të vogla etnike të propozohen nga radhët e grupit të saj parlamentar, ku po ashtu ka pjesëtarë të saj, tani edhe opozita shqiptare kërkon që të ketë një anëtar më shumë nga ajo që propozohet.

Qëndrimi i Partisë Demokratike Shqiptare është i palëkundur që nga fillimi e deri tani.

Qëndrimi i Partisë Demokratike Shqiptare është i palëkundur që nga fillimi e deri tani. Domethënë, kërkesa jonë është që ndarja të mos jetë në proporcion 5 me 2 në favor të Bashkimit Demokratik për Integrim, por 4 me 3, pasi vlerësojmë se kjo ndarje është në përputhje me numrin e deputetëve të përfaqësuar në Kuvendin e Maqedonisë”.

Për çdo zgjidhje që nuk është në këtë vijë, ne nuk do t’i japim emrat që kërkohen nga ne dhe sigurisht se do të votojmë kundër”, tha deputeti i PDSH-së, Imer Aliu.

Por, propozimi i tillë është kundërshtuar nga BDI-ja me arsyetimin se kërkesa e PDSH-së bëhet me qëllim të solidarizimit të saj me LSDM-në dhe bllokimin e punës së Komitetit.

Nuk kanë të drejtë në kërkesën që tre anëtarë duhet të jenë nga radhët e PDSH-së. Që në start e kam bërë të qartë se nuk ka disponim për pranimin e një matematike të tillë. Matematika e tyre është thjesht solidarizim me situatën e krijuar në bllokun maqedonas”, u shpreh Talat Xhaferi nga BDI-ja, duke thënë se pavarësisht qëndrimit të opozitës, shumica parlamentare është e vendosur që të shkojë deri në fund me zgjedhjen e anëtarëve në një nga seancat plenare të Kuvendit.

Derisa partitë konfrontohen mes tyre për çështjen e numrit, ekspertët juridikë, nga ana tjetër, kanë ngritur çështjen nëse Komiteti po e kryen obligimin e vet kushtetues. Ruhi Bakiu tha se në vend të numrave, partitë duhet të përqendrohen në funksionalitetin e Komitetit.

Mendoj se nuk e ka arsyetuar formimin e vet dhe do të duhej më tepër të funksionojë si një organ, i cili i zgjidh të gjitha problemet që duhet të tejkalohen me konsensus.

Mendoj se nuk e ka arsyetuar formimin e vet dhe do të duhej më tepër të funksionojë si një organ, i cili i zgjidh të gjitha problemet që duhet të tejkalohen me konsensus”.

Sa i përket çështjes së numrave, është e qartë: shqiptarët dhe maqedonasit kanë numër të barabartë të anëtarëve në këtë Komitet, ndërsa bashkësitë tjera etnike që janë më të vogla në Maqedoni dhe që nuk janë të përfaqësuara në Kuvend, përfaqësohen me anëtarë nga jashtë”, tha Bakiu.

Komiteti, në bazë të funksionit që ka, shqyrton çështjet e marrëdhënieve midis bashkësive në Republikë dhe sjell mendime dhe propozime për zgjidhjen e tyre.

Kuvendi është i obliguar që të shqyrtojë mendimet dhe propozimet e Komitetit dhe të marrë vendime lidhur me to.

Në rast të kontestit midis deputetëve të Kuvendit lidhur me zbatimin e procedurës për votim, sipas Parimit të Badenterit, Komiteti me shumicë votash do të vendosë nëse duhet ose jo të këtë votim të tillë.
XS
SM
MD
LG