Ndërlidhjet

Kosova njeh zyrtarisht Këshillin Kombëtar të Libisë

  • RFE /RL

Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Përmes një komunikate për media, Ministria e Jashtme e Kosovës ka njoftuar se ministri Enver Hoxhaj i ka dërguar një letër kryesuesit të Këshillit Kombëtar të Libisë, Mahmoud Xhibril, që Republika e Kosovës njeh zyrtarisht Këshillin Kombëtar të Libisë.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, jam i lumtur t’ju informoj që Republika e Kosovës njeh zyrtarisht Këshillin Kombëtar të Libisë, si autoritetin e vetëm qeverisës në Libi".

"Pas një udhëtimi të gjatë dhe përpjekjeve të shumta të popullit të Libisë, njohja e qeverisë tuaj, si organi i vetëm përfaqësues legjitim i popullit të Libisë, buron nga besimi dhe mirëkuptimi jonë se kjo Qeveri mund të udhëheq procesin për të ndërtuar një Libi të bashkuar, të lirë dhe demokratike, e bazuar në sundim të ligjit, në përputhje me standarde të larta të drejtave dhe lirive të njeriut”, thuhet mes tjerash në letrën e MPJ-së, dërguar Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Libisë.

Me këtë rast, ministri Hoxhaj ka shpreh propozimin e Qeverisë që dy shtetet të vendosin marrëdhëniet diplomatike.(a.k.)
XS
SM
MD
LG