Ndërlidhjet

Xhalil: Na duhen urgjentisht ndihma humanitare në Tripoli


Njeri nga udhëheqësit e kryengritësve libianë, Abdel Mustafa Xhalil, ka bërë thirrje sot për ndihmë urgjente humanitare në Tripoli.

Duke folur në një konferencë për media në Bengazi, Xhalil tha:

"Ne jemi duke u bërë thirrje të gjitha organizatave humanitare për t'iu thënë se Tripoli ka nevojë për ilaçe, pajisje për ndihmën e parë dhe materiale kirurgjike".

Raportet nga Tripoli flasin për njerëz të vrarë që shihen në rrugë dhe që ndodhen në spitale, nga luftimet midis ushtarëve besnikë të Gadafi dhe forcave kryengritëse.

Më herët, luftëtarët kryengritës dhe aeroplanët e NATO-s e kishin intensifikuar fokusin e tyre në qytetin e lindjes së Gadafi, Sirte, që ndodhet 450 kilometra në lindje të Tripoli.
XS
SM
MD
LG