Ndërlidhjet

Egjipt: Vazhduan fluturimet për Irak, pas 21 vitesh


Kompania EgyptAir sot ka fluturar për të parën herë në Bagdad, pas 21 vitesh.

Drejtori i përgjithshëm i aeroportit ndërkombëtar në Bagdad, Ali Xhavad, tha sot se afro 30 udhëtarë kishin arritur me aeroplanin e kësaj kompanie.

EgyptAir do të fluturoj katër herë në javë për në Bagdad dhe tri herë në Irbil, në pjesën veriore të Irakut.

Kjo kompani i kishte suspenduar fluturimet në Irak, në vitin 1990, para Luftës së Parë të Gjirit.

Raportohet se edhe kompanitë Austrian Airlines, Etihar Airways nga Abu Dabi, Gulf Air nga Bahrejni dhe Turkish Airlines, poashtu, i kanë vazhduar fluturimet për Irak.
XS
SM
MD
LG