Ndërlidhjet

Vritet numri dy i Al Kaidës


Zyrtarët amerikanë thonë se Al Kaidës i është shkaktuar një tjetër humbje e madhe, me vrasjen e numrit dy të rrjetit terrorist në Pakistan.

Të njëjtat burime thonë se Atijah Abe dal-Rahman, i cili ka qenë i përfshirë në organizimin e operacioneve të Al Kaidës, është vrarë më 22 gusht në rajonin e Vaziristanit.

Raportet thonë se Rahman, me shtetësi libiane, ka pësuar nga sulmi me raketa i Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët amerikanë janë cituar të kenë thënë se vdekja e tij shënon një goditje të rëndësishme kundër Al Kaidës, pasi ai ishte konsideruar si bashkëpunëtor i besueshëm i kryeterroristit aktual, Ajman al-Zavahiri.

Rahman thuhet të jetë rritur në hierarkinë e Al Kaidës pas vrasjes së Osama bin Ladenit nga komandot e Shteteve të Bashkuara, në muajin maj.
XS
SM
MD
LG