Ndërlidhjet

Tadiq: Serbia nuk do luftë


Presidenti serb, Boris Tadiq, tha se Serbia nuk dëshiron luftë as dhunë, e nëse Prishtina, sipas tij, ndërmerr aksione të dhunshme, “ajo do ta bartë vetë përgjegjësinë për pasojat”.

“Serbia kërkon nga EULEX-i dhe KFOR-i status neutral dhe të ndalojnë veprimet e dhunshme të Prishtinës në drejtim të veriut të Kosovës, sepse ai është obligim i tyre në përputhje me të gjitha vendimet e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Tadiq për mediat serbe.

Ai ritheksoi se Serbia do të vazhdojë të luftojë për realizimin e interesave të saj në institucionet evropiane dhe botërore, ndërsa me “mjete ligjore”, siç tha Tadiq, do të kujdeset për sigurinë dhe interesat e serbëve në veri.
XS
SM
MD
LG