Ndërlidhjet

Afganistan - Pakistan, tensionohen raportet


Pakistani ka kritikuar qeverinë afgane, pas sulmit ndërkufitar nga militantët afganë, i cili vrau të paktën 25 palistanezë.

Ministria e Jashtme e Pakistanit ka bërë të ditur se ka thirrur të ngarkuarin me punë të Afganistanit në Pakistan për të paraqitur një protestë zyrtare pas sulmeve të së shtunës në pikat e kontrollit në veriperëndim të Pakistanit.

Qindra militantë nga Afganistani është raportuar të kenë kaluar kufirin për të kryer sulme.

Në një deklaratë zyrtare të Pakistanit thuhet se numri i të vdekurve ka arritur në 25, por raportet në media thonë se të paktën 35 pjestarë të policisë janë vrarë.

Forcat pakistaneze si kundërpergjigje thuhet të kenë vrarë të paktën 12 militantë afganë në luftime.
XS
SM
MD
LG