Ndërlidhjet

Dhuna në Siri, në nivele “të papranueshme”


Presidenti turk, Abdullah Gyl, ka thënë se situata në Siri ka arritur “nivele të papranueshme”.

Përderisa incidentet paralajmërohen se do të marrin fund, ne mësojmë për 17 të vrarë, citon agjencia Anatolia presidentin Gyl.

Komentet e Gylit pasojnë përleshjet e dhunshme në Harasta, e cila ndodhet në rrethinën e Damaskut.

Ato po ashtu vijnë në kohën kur Liga Arabe po përgatitet të dërgojë sekretarin e saj të përgjithshëm, Nabil al-Arabi, në Damask, për të ofruar “nisma për zgjidhjen e krizës”.

Në deklaratën e lëshuar sot, Liga Arabe shpreh shqetësimin për gjakderdhjet, duke thënë se stabiliteti në Siri është kyç për stabilitetin në botën arabe dhe në rajonin e Lindjes së Mesme.

Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuaram, Vitali Çurkin, tha se i dërguari i Moskës pritet të arrijë sot në Damask.

OKB thotë se mbi 2,000 civilë kanë humbur jetën që nga shpërthimi i trazirave anti-qeveritare në Siri, në muajin mars.
XS
SM
MD
LG