Ndërlidhjet

Aktivisti indian ndërpren grevën e urisë


Aktivisti indian, Ana Hazar, ka përfunduar grevën 12-ditore pasi Parlamenti i Indisë ka rënë dakord për të shqyrtuar kërkesat e tij për legjislacion të ri. Aktivisti 74-vjeçar tha se greva e urisë ka qenë “mësim për botën”, ndërsa ndihmësi i tij, Prashant Bushan, tha se Kuvendi më në fund ka dëgjuar zërin e popullit.

“Mendoj se kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë indiane, kur zëri i popullit është dëgjuar nga Parlamenti, i cili përfaqëson popullin. Për kohë të gjatë, Parlamenti ka miratuar ligje dhe politika, ndërsa populli nuk ka pasur mundësi të ketë rol në to”, tha Bushan.

Hazar propozon krijimin e një avokati të popullit kundër korrupsionit, i cili do të kishte kompetenca për t’i kontrolluar të gjithë në qeveri, duke nisur nga kryeministri deri te zyrtarët lokalë.
XS
SM
MD
LG