Ndërlidhjet

Kryengritësit në Libi thonë të kenë përparuar në drejtim të Sirtes


Kryengritësit në Libi raportohet se janë në përfundim të marrjes nën kontroll të Sirtes, qyteti ku ka lindur Muamer Gadafi.

Një komandant i kryengritësve tha se forcat e tij janë afër rreth 100 kilometra afër Sirtes dhe janë duke avancuar drejt perëndimit.

Avionët luftarakë të NATO-s, u raportua se kanë goditur këtë vend për të tretën ditë me radhë.

Gadafi thuhet të ketë ende mbështetje në qytetin e tij të lindjes me rreth 100 mijë vetë.

Të dielën, kryengritësit kanë refuzuar një ofertë nga Gadafi për të diskutuar një transferim të pushtetit.
XS
SM
MD
LG