Ndërlidhjet

OKB, shtyhet seanca për Kosovën


Zyrtarë nga Ministria Punëve të Jashtme të Kosovës, kanë njoftuar se seanca e rregullt për Kosovën, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e paraparë të mbahet për sot, është shtyrë për një ditë më vonë.

Në seancën e sotme ishte parashikuar të prezantohet raporti i fundit i sekretarit të përgjithshëm për gjendjen në Kosovë.

Ban Ki-Mun, në raportin e rregullt për Kosovën fton të gjitha palët që të përmbahen nga hapat e njëanshëm, të cilët mund të rrezikojnë përparimin e arritur në dialogun Kosovë-Serbi dhe ka apeluar që të mos ketë më ngritje të tensioneve.

XS
SM
MD
LG