Ndërlidhjet

Irani ndërpren kontratën me Gazprom-in


Irani ka anuluar kontratën me një kompani ruse, me të cilën parashihej zhvillimi i zonës së naftës - Azar.

Ministria e Naftës tha se Gazprom Neft-in do ta zëvendësojë konsorciumi i kompanive iraniane.

Fusha Azar ndodhet pranë kufirit me Irakun dhe ka rreth 400 milionë fuçi naftë të rikuperueshme.

Pala iraniane ka shprehur shqetësime rreth vonesave të degës së Gazprom-it në fillimin e punës në Azar.
XS
SM
MD
LG